Pa dyshim që 1 shtatori do të jetë tashmë një nga datat më të rëndësishme për Arbana Osmanin dhe Eduart Grishaj.

Çifti i njohur mediatik janë bërë sot sërish prindër. Arbana Osmani solli në jetë një vajzë, e cila do të quhet Zoi.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë moderatorja përmes një postimi në Instagram, ku ajo ka publikuar foton e parë pas lindjes me vogëlushen e saj, të cilën e mban në krahë.

Krahas fotos ku Arbana shihet mjaft e lumtur dhe e buzëqeshur, ajo ka shkruar edhe fjalët e para për të bijën, duke i emocionuar të gjithë.

Arbana zbulon për herë të parë se ajo ka ëndërruar gjithmonë të ketë një vajzë dhe tashmë kjo ëndërr është realitet.

Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤️ Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar” – shkruan Arbana.

Moderatorja dhe partneri i saj, Eduarti janë prindër të një djali, Diell, i cili erdhi në jetë në vitin 2020. Ndërkaq, Arbana ka një tjetër djalë nga martesa e saj e parë, Jon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)