Arbër Hajdari, opinionisti i Big Brother VIP 2, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në 5” me moderatoren Bieta Sulo, ku kaa folur në lidhje me edicionin e dytë të spektaklit si edhe ka rrëfyer bisedat me Luiz Ejllin në backstage.
Arbri tha se i ka sqaruar Luizit se nuk ka asgjë personale me të dhe se kanë mendime të ndryshme për veprime të ndryshme.
Pjesë nga biseda:
Arbër Hajdari: Me Luizin jam takuar disa herë, edhe te festa edhe më pas.
Bieta Sulo: Lëre disa herë, ja se ua them unë teleshikuesve. Tani që po hyni në studio, në backstage, aty 10 minuta me Luizin. I dhe ndonjë porosi apo të dha ndonjë porosi?
Arbër Hajdari: Jo ishte një vijim i një bisede, që kemi fol edhe disa ditë më përpara. Sigurisht se edhe Luizi, si banorët e tjerë më përpara, ka kuptuar që brenda këtij programi nuk ka asgjë personale, thjesht për veprime të ndryshme kemi ndarë mendime të ndryshme. Kjo është e bukura e atij programi, që pavarësisht se ndajmë mendime të ndryshme, jetojmë në harmoni.