Aktorja dhe prezantuesja e njohur, Arbnora Ademaj, interpretoi në pistën e vallëzimit të “Dance Albania” një nga këngët më të njohura të këngëtares Alberie Hadërgjonajt.

Koreografia e këngës “Asnjëherë”, mori vlerësimin maksimal të jurisë duke rrëmbyer kupën si Fituesja e Mbrëmjes. Në një postim në rrjetin social “Instagram”, ky interpretim duket se i ka pëlqyer dhe autores së këngës, Albëries, e cila i ka uruar suksese Arbnorës duke e emëruar si “E bukura e Kosovës”.

Alberije Hadërgjonaj është një nga emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe shpeshherë, këngët e saj shndërrohen menjëherë në hite.

Tashmë në moshën 47-vjecare, Alberija nuk ka ndërmend të ndalet dhe vazhdon të jetë shumë aktive si në industrinë e muzikës, ashtu dhe në rrjetet sociale, duke treguar që mosha për të është vetëm një numër…