Ardit Çuni ka shpërthyer keq së fundmi ndaj Radio Televizionit Shqiptar, i njohur me akronimin RTSH.

Këngëtari i njohur shqiptar, i cili ishte edhe pjesë e skuadrës që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion 2022, me në krye Ronela Hajatin, ka bërë një deklaratë mjaft të fortë ndaj RTSH-së.

Në një intervistë virtuale me ndjekësit e tij në rrjete sociale, i pyetur nëse do të marrë pjesë në edicionin e këtij viti të Festivalit të Këngës si konkurrent, Arditi ka treguar disa gjëra që publiku shqiptar nuk i ka ditur më parë.

Artisti zbulon se RTSH nuk e ka paguar ende për pjesëmarrjen në Eurovizion, teksa i akuzon se buxheti i shtetit nuk është përdorur për artistët dhe performancat e tyre, por për qejfet personale dhe për tekat e drejtuesve.

“Ndoshta kur RTSH të më likiudojë borxhet që më kanë akoma nga Eurovision 2022…. Ose kur të vendosin ta përdorin buxhetin e shtetin të mbledhura nga taksat tona për artistin dhe performancën e tij/ saj dhe jo për të bërë qejfe personale apo për të plotësuar tekat apo çokat e drejtuesve. Ops, sorry not sorry që e thashë”– shkruan Arditi në Instagram.