Frikë e madhe në Buenos Aires, Argjentinë, ku një grua e re ka rënë në shinat e një treni në lëvizje për shkak se është ndier papritur keq. Ngjarja, e kapur nga telekamerat, është me të vërtetë e pabesueshme, por ka patur një fund të lumtur.

Pamjet, e kapura nga telekamerat e sigurisë dhe e publikuar më pas nga ministria argjentinase e transfportit, tregojnë gruan që humb ndjenjat dhe bie pikërisht në momentin që po kalonte treni dhe zhduket poshtë tij.

Një skenë që ka frikësuar të gjithë të pranishmit, me disa prej tyre që kanë vënë duart në kokë duke menduar se kishte ndodhur më e keqja.

Megjithatë, epilogu ka qenë i pabesueshëm: gruaja ka shpëtuar. Pasi është nxjerrë nga poshtë trenit, ajo është shtrirë në tokë në pritje të ambulancës.

Gruaja, e cila quhet Candela, ka dalë më pas nga spitali dhe është deklaruar jashtë rrezikut. Një incident dramatik që është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme.