Opinionisti i “Për’puthen”, Arjan Konomi, ka folur për herë të parë pas debatit me Neda Ballukun në programin e dashurisë.

Arjani nuk hezitoi dhe shprehu dëshirën që ajo të largohej nga emisioni. Opinionisti u pyet gjatë një loje në “Më Lër të Flas” nga Romeo Veshaj, nëse do të donte që Neda të largohej nga Për’puthen, pasi hedh shumë kunja drejt saj.

“Do doja që të ikte po, se kuptoj pse më zë kohën mua. Kushdo që të ishte”– tha Arjani pa hezituar aspak të përgjigjej.

Debati i Arjanit me Nedën mori një vëmendje të madhe gjatë Për’Puthen, vetëm pak ditë më parë…