Donald Trump Jr do ta kalojë pjesën më të madhe të karantinës së tij duke pastruar armët e tij.

“Duket se kam marrë rona”, coronavirus-in, ka thënë djali i madh i Donald Trump në një video të postuar në Instagram.

“Nuk kam simptoma, asgjë. Mund të jetë edhe një rezultat pozitiv fals”, ka shtuar, duke i kërkuar ndjekësve të tij ide mbi libra për të lexuar dhe filma për të parë në Netflix sepse “mund të pastroj vetëm një numër të caktuar pistoletash dhe pushkësh para se të mërzitem”.

Donald Jr ka shpjeguar se e ka bërë testim “si masë paraprake” sepse kishte programuar një udhëtim me djalin e tij, që tani është anuluar.