Bloggerja Armina Mevlani ka treguar detaje nga dasma e saj me partnerin Shkëlzen Berisha. Çifti do të kurorëzojnë lidhjen e tyre rreth 10-vjeçare në martesë në fund të muajit.

Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja në emisionin “Goca dhe Gra”, ndërkohë që nuk e zbuloi ditën e dasmës: “Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj.

Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona.

Për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, u shpreh Armina për “Goca dhe Gra”.