Armina Mevlani është një nga blogeret më të njohura në Shqipëri dhe jo vetëm. Tashmë, ajo i është bashkuar edhe botës së medias, ku prej disa muajsh e kemi parë në panelin e emisionit “Goca dhe Gra” ku shpesh ndan opinionet e veta mbi tema të caktuara.
Gjithashtu, Armina është mjaft aktive edhe në rrjete sociale, kryesisht në Instagram, ku herë pas herë zhvillon edhe intervista virtuale me ndjekësit e saj.
Së fundmi, ajo ka zbuluar disa detaje që nuk diheshin më parë nga jeta e saj personale, ku një ndjekës e ka pyetur se çfarë e ka tërhequr m shumë te partneri i saj aktual.
Në përgjigjen e saj, Armina shpjegon se Shkëlzeni e ka tërhequr që në momentin e parë, por ajo nuk e ka ditur se kush ishte ai, duke qenë se partneri i saj është djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Më pas ajo tregon se ka gjetur shumë gjëra tek ai dhe zbulon edhe të përbashkëtat që ka me të.
“Ndajmë të njëjtat këndvështime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantikë, ëndërrimtarë, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt.Plotësojmë njeri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë” – shkruan ajo në Instagram.
E pyetur se sa kohë ka me Shkëlzenin, Armina zbulon se kanë plot 9 vite së bashku, teksa i tregon ndjekësve të saj edhe cilësitë e tij më të mira që e kanë bërë këtë lidhje kaq të gjatë dhe të qëndrueshme. “Është shumë me këmbë në tokë, shumë xhentil, me kulturë, i dashur dhe për më tepër i ndjeshëm…” – shkruan ajo në profilin e saj