Armina Mevlani kurorëzoi me dasmë dashurinë e saj me partnerin e saj prej më shumë se 10 vitesh, Shkëlzen Berishën, i cili është djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Ky i fundit ka mbajtur edhe një fjalim si prind përpara të pranishmëve, shumë të thjeshtë, e ku i ka uruar jetë të lumtur çiftit.

Teksa fliste, ish-kryeministri “ka akuzuar” nusen e tij se tashmë po i merr audiencën në ekranet televizive.

Kjo fjali e z. Berisha ka shkrirë së qeshuri të gjithë të ftuarit, ndër to edhe vetë çiftin Armina-Shkëlzen.

Ndonëse nuk është moment këshillash, por vërtetë nuk ka gjë më të veçantë përveç se një. Armina ka filluar të më marrë audiencën time familjare në ekranet televizive” – tha ish-kryeministri në fjalimin e tij në dasmën e të birit.