Prej më shumë se disa javësh, Armina Mevlani është bërë një nga personazhet më të komentuar në median rozë.

Një javë më parë, ajo kurorëzoi me dasmë dashurinë e saj disa vjeçare me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha.

Dasma e tyre vijon endet të përflitet, teksa çifti gëzoi në praninë e më shumë se 300 të ftuarve në një lokal në periferi të Tiranës e ku surprizat ishin të shumta.

Në mesin e të ftuarve kanë qenë jo vetëm familjarë të Arminës e Shkëlzenit, por edhe miq, nga politika, media, arti etj.

Por sigurisht, kurioziteti është i madh nëse në këtë festë kanë qenë apo jo fëmijët e Shkëlzenit, të cilët ai i ka nga martesa e parë. Në një bisedë virtuale me fansat, Armina Mevlani ka marrë pikërisht këtë pyetje, teksa ajo sigurisht që ka konfirmuar praninë e tyre.

“Sigurisht që po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”– shkruante në përgjigjen e saj Armina Mevlani.