Një video e marrë nga një dron dhe e publikuar nga propaganda e Kievit tregon se sa dramatike është situata e forcave të Moskës.

Tanku rus përpiqet të shpëtojë nga rrethimi ukrainas. Jemi në Balakliya, e shndërruar nga pushtuesit në një bazë logjistike për operacionet në Lindje.

Ushtarët ikin në Izyum, të bindur se qyteti është ende kontrolluar nga shokët e tyre ushtarë. Por trupat e Kievit janë të shfrenuara dhe janë gjithashtu atje.

Tanku shkon në një rrugë dhe në një moment përballet me avangardën e Kievit, që mund të dallohen nga flamujt me ngjyrat verdheblu.

Vazhdon me shpejtësi në drejtim të kundërt me ta, teksa shihen shpërthimet e armëve që e godasin. Por frika e mashtron pilotin, i cili me atë shpejtësi humbet kontrollin dhe përplaset me një pemë.