E mbani mend Dj Cherry-n? Po po, Dj e njohur, që është shfaqur deri përpara disa vitesh në emisionin ‘Zonë e Lirë’. Është arrestuar ditën e djeshme!

Emri i tij i vërtetë ëshë Ardian Kola dhe ai është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Gjirokastrës në këtë qytet.

Dj Cherry dyshohet të jetë autor i dhënies ndihmë qytetarëve me nënshtetësi të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, përkundrejt fitimit.

Arrestimi ka ardhur pasi më datë 19 qershor, teksa ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’, ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Ai ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.