Reperi i njohur shqiptar Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero është arrestuar, pas publikimit të një video në rrjete sociale ku ai shihet teksa sulmon dikë brenda një makine.

Ka qenë vetë Prokuroria e Gjilanit që ka njoftur se Fero është ndaluar për veprën penale “Sulm” për 48 orë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka  autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë  identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës – thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Prokuroria nuk ka bërë ende me dije nëse do të kërkohet nga gjykata përkatëse caktimi i masës së paraburgimit ndaj reperit Feronit Shabani.