Sipas Johns Hokpins University, në gjithë botën janë regjistruar mbi 150 milionë persona të infektuar me Covid-19. Kjo do të thotë se 1 ndër 50 persona ka kaluar koronavirus. Ndërsa numri i viktimave në gjithë botën, që nga fillimi i pandemisë, është mbi 3.1 milionë njerëz. Mbi 127 milionë persona janë shëruar nga koronavirus.

Këto janë shifrat e fundit, që tregojnë se pandemia është ende aktive dhe vendi që aktualisht po kalon momentin më të vështirë është India. Edhe në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve ka qenë i lartë, 204 mijë vetë, ndërsa numri i viktimave është 3.645 vetë. India është vendi i dytë në botë për numrin e të infektuarve (18.3 milionë të infektuar) pas Amerikës (32.9 milionë të infektuar).