Arsenal ka marrë një hua afatshkurtër prej 120 milionë sterlinash (132 milionë euro) për t’i bërë ballë pandemisë së coronavirus-it që ka goditur financat e klubit.

Në një komunikatë për shtyp, Topçinjtë kanë bërë të ditur se “do të përmbushin kriteret e vendosur nga Banka e Anglisë për Covid Corporate Financing Facility”.

“Huaja do të shlyhet brenda majit 2021. CCFF është krijuar për të ofruar financime afatshkurtra që i japin një kontribut domethënë ekonomisë britanike”.

“CCFF i shtohet huas së ofruar nga pronësia Kroenke, Sports & Entertainment, që na ka lejuar të rifinancojmë borxhin e Emirates Stadium në gushtin e viti të kaluar “.