Arsenal po përgatit një ofertë prej 38 milionë euro për objektivin e manchester United, Pau Torres, janarin e ardhshëm.

Të dy klubet duan të marrin një qendërmbrojtës për të përforcuar mbrojtjet e tyre kur të rihapet merkato.

Sipas todofichajes.com, Mikel Arteta po planifikon të sigurojë shërbimet e Torres.

Mbrojtësi i Villarreal-it, 23 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve gjatë dy viteve të fundit, duke përfshirë këtu edhe Arsenal me Manchester United.

Tani dy klubet e Premier League janë gati të luftojnë për lojtarin në merkaton e janarit.