Arsenal-i dhe Mesut Ozil mund të ndahen në javët e ardhshme.

Gjermani, jashtë projektit të Topçinjve, duket se është duke zgjedhur vendin ideal për të ardhmen e tij.

Flitet për  DC United, por edhe për skuadra të tjera si Fenerbahce. Megjithatë, siç kanë shkruar The Sun dhe Daily Mail, fantazisti mund të ketë shumë arsye për ta shtyrë transferimin.

Në fakt, duket se janë në lojë plot 8 milionë sterlina që Ozil kërkon të marrë nga Arsenal-i para se të thotë lamtumirë.

Kontrata e lojtarit me klubin e Londrës skadon në qershorin e vitit 2021 dhe me një rrogë prej 350 mijë sterlinash në javë, gjermani kërkon që t’i paguhet e gjithë rroga për të pranuar largimin.