Mikel Arteta shpreson që situata e Mesut Ozil tek Arsenali të zgjidhet së shpejti, por mesfushori nuk do të lejohet të largohet, nëse marrëveshja nuk është e dobishme për klubin. Ozil nuk ka luajtur në muajt e fundit, pasi u la jashtë skuadrës londineze për Premier League dhe kompeticione të tjera. Ka zëra se ai mund të largohet në merkaton e janarit, ndërkohë që është lidhur me disa klube, duke përfshirë Fenerbahce dhe D.C. United. Arteta thotë se do ta mirëpriste përfundimin e një sage kaq të gjatë, por nuk do të miratojë ndonjë marrëveshje që nuk i sjell dobi Arsenalit:

“Nëse diçka zgjidhet këtë muaj duhet të jetë e mirë për të dyja palët, për Mesut dhe klubin. Nëse nuk do të jetë kështu, ne do të shkojmë përpara. Pra, Ozil do të vazhdojë këtu. Vendimi duhet të merret në kohë. Ne e dimë që kemi një lojtar me të vërtetë të rëndësishëm, që ka qenë një nga pikat kryesore në sezonet e kaluara për këtë klub. Duhej të merrnim një vendim, unë e bëra atë, i dija pasojat e tij dhe tani do të duhet të marr një tjetër në janar. Do të vendosim në ekuilibër për atë që është e mirë për klubin, por edhe lojtarin. Pra, po përpiqemi të gjejmë zgjidhjet e duhura”.