Ditëlindja e modeles Arta Nitaj, mori një vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe në ekran. Ajo mori një urim nga mikesha e saj, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.

Dafina i këndoi një moment të shkurtër nga kënga e saj “Happy Birthday”. Edhe në “Dance Albania”, Arta Nitaj mori sërish vëmendje.

Jo vetëm kaq, por modelja mori një urim mjaft emocionues dhe nga mamaja e saj, që në fakt e përloti Artën. “Arta ime, e vogla ime. Që kur ke lindur, ke qenë e destinuar për të qenë lezeti i familjes sonë, kripa, sheqeri.

Sot vazhdon po njësoj, vetëm se unë të kam larg e mezi pres të më vish në shtëpi për të ma zbukuru jetën. Edhe 100 e vogla ime!”, i tha nëna.