Mikel Arteta, trajneri i Arsenal-it, ka folur gjatë një interviste të dhënë për BbeIN Sports në lidhje me Mesut Ozil.

Ylli gjerman është lënë jashtë listës së Premier League dhe Europa League nga trajneri i Topçinjve, i cili ka thënë:

“Është një gjë që më dhemb sepse nuk më pëlqen që një lojtar i skuadrës sime të mos ketë mundësinë të marrë pjesë ose të luftojë për një vend”.

“Është e trishtë dhe askush nuk e meriton këtë”.