Huazimi i Arthur është një rast i mirë kursimi për Juventus-in. Liverpool do t’i paguajë të gjithë rrogën lojtarit që i ka kushtuar shumë bardhezinjve në këto vite dhe nuk e ka justifikuar trajtimin ekonomik prej një lojtari të nivelit të lartë.
I transferuar në Torino në 2020-ën në përfundim të një operacioni shkëmbimi me Barcelona-n (Pjanic shkoi në Spanjë për 60 milionë euro plus 5 si bonus dhe Arthur ndoqi rrugën e kundërt për 72 milionë euro plus 10 si bonus), Arthur ka zhgënjyer.
Duke llogaritur rrogën prej 8 milionë e 300 mijë eurosh neto, braziliani ka fituar rreth 5 mijë euro për çdo minutë që ka luajtur në këto dy vite me bardhezinjtë.
Më pak se gjysma e përfituar nga Cristiano Ronaldo për minutë të luajtur në sezonin e tij të fundit me Juventus-in (31 milionë euro rroga) dhe më shumë se dyfishin e Vlahovic, që nga janari i kaluar ka luajtur 2 mijë minuta dhe tani është lojtari i dytë më i paguar me 7 milionë euro.