Aktori i njohur botëror, i cili njihet gjerësisht për rolin e tij në filmat e “Harry Potter”, si Hagrid, Robbie Coltrane ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur agjentja e tij, Belinda Wright, e cila përmes një deklarate tregoi se aktori i njohur u nda nga jeta në spital pranë Falkirk në Skoci. Prej dy vitesh, Robbie ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Aktori shumë i dashur për publikun botëror ka interpretuar në shumë filma, disa prej të cilave janë “Nuns On The Run”, “Mona Lisa” dhe “Ocean’s 12”, por ishte pjesë edhe e filmave të James Bond- it, GoldenEye dhe The World is not Enough.

Emri i tij i vërtetë ishte Anthony Robert McMillan, por njihej gjerësisht me emrin Robbie Coltrane, të cilën e mori kur ishte afro 20 vjeç për nder të saksofonistit të xhazit, John Coltrane.