Artisti rrugor napoletan, Jorit Agoch, ka krijuar pikturën e tij murale të re në Quarto, komunë italiane e vendosur në qytetin metropolitan të Napolit, ku mund të shihni fytyrën e Diego Armando Maradonës. Një murale gjigante, që mundohet të përjetësojë legjendën argjentinase të futbollit, pas vdekjes, sidomos te populli napolitan, ku konsiderohet një “Zot”. Kjo është vepra e radhës, në këtë drejtim, teksa në Napoli kanë marrë shumë gjëra emrin e kampionit të tyre të madh, përfshirë edhe stadiumin.