Këngëtari i njohur shqiptar, Erik Lloshi, ka folur së fundmi për tendencën që kanë shumë këngëtarë shqiptarë për të blerë klikime.

Në një intervistë për “Aldo Morning Show”, ai shprehet se këngëtarë botërore nuk aq klikime për një javë sa marrin artistët shqiptarë për një ditë të vetme, gjë që sipas tij, është e pabesueshme.

Pjesë nga biseda:

Aldo: Më mirë një ‘live’ apo 1K klikime? Si funksionon

Erik: Në qoftë se është reale, janë të dyja të mira.

Aldo: Cili artist vlerësohet më shumë? Janë tashmë matje bazë këto klikimet? Se më duket si luftë, nganjëherë më duket si luftë, nganjëherë si inat.

Erik: Është luftë, një luftë e madhe për klikime që blihen nga këngëtarët që është e pakuptueshme. Ka thënë një gjë shumë të bukur Aurela, që “nuk jam aq e pasur sa të blej klikime”. Realisht është shumë e vërtetë kjo lloj gjëje sepse humb vlerat e vetes si artist në radhë të parë sepse gënjen veten që ti je ai që s’je.

Aldo: Po si e kupton ti që unë kam blerë klikime? Për shembull, punojmë bashkë, jemi miq, jemi shokë, si arrin ta kuptosh?

Erik: Aldo, është e thjeshtë. Në një vend si Shqipëria siç jemi ne, nuk mund të arrihen 10 milionë klikime për dy ditë.

Aldo: Vërtet?

Erik: Është e pamundur. Apo 3 milionë klikime në ditë. Nuk mund të arrihen, është e pamundur totalisht. Ndërkohë që nxirr p.sh, ku di unë, një këngëtare botërore, Beyonce, nuk i merr 1 milionë klikime në javë. Këta i marrin 3 milionë në një ditë ka rastisur, e pamundur.