Paul Pogba do të largohet nga ekipi i Manchester United dhe diçka e tillë nuk është më sekret. Mesfushori francez nuk është i lumtur te skuadra e “Djajve të kuq” dhe nuk po luan si titullar.

Pogba dëshironte të largohej drejt Real Madridit, por nuk mori asnjë ofertë nga spanjollët. Juventusi nga krahu tjetër synon që ta rikthejë në ekip, por nuk është në gjendje të bëjë “çmendurira” ekonomike.

Trajneri Mauricio Pochettino  është futur në garë per të rrëmbyer lojtarin. Tekniku i ri synon një mesfushor për të forcuar ekipin e tij, pikërish në repartin që ka më shumë nevojë.