Jasir Asani, brenda ditës së sotme ka njoftuar largimin nga Partizani dhe zyrtarizimit te Ksivarda në Hungari. Një lëvizje e bërë në funksion të një qëllimi: fitimin e kombëtares. Të asaj kuqezi apo Maqedonisë së Veriut; kjo mbetet në varësi kush do t’ia bëjë ofertën e para. Ka qenë faqja zyrtare e klubit hungarez, e cila i ka bërë jehonë këtij përforcimi:

Ekipi ynë po forcohet me një nga lojtarët më të mirë të sezonit të fundit të ligës shqiptare. Jasir Asani do ta vazhdojë karrierën e tij te Kisvárda, ai nënshkroi kontratën e tij të premten. Anësori 26-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë e FK Partizani në Shqipëri që nga viti 2017. Sezoni i tij i fundit ishte më i suksesshmi, kur u rendit ndër më të mirët në kampionat, me 30 gola dhe 8 asiste në 30 ndeshje.

Shënoi shumicën e golave të ekipit të tij, që përfundoi në vendin e tretë. Ai më parë ka kaluar përmes dy klubeve të Maqedonisë së Veriut. Te Vardari e filloi karrierën e tij në Shkup, pastaj luajti me Pobeda. Në vitin 2020, Partizani e huazoi tek AIK Solna, një klub suedez”.

Ndërkohë, duke folur pas nënshkrimit të kontratës, gjatë prezantimit, Jasir Asani nënvizoi: “Jam shumë i lumtur që do ta vazhdoj karrierën time te Kisvárda. Ndiej se është një hap përpara në karrierën time të vazhdoj të luaj në Hungari. Kam pasur një sezon të mirë me Partizanin, e di, shpresoj ta ndihmoj edhe ekipin tim të ri. Nga tani e tutje do të jem 100 për qind në gjendje ta tejkaloj produktin tim të mëparshëm, duke bërë më të mirë në kampionat sesa herën e fundit.

Unë fola me të gjithë kolegët që luajnë në ligën hungareze dhe u inkurajova prej tyre ta provojnë veten këtu. Kam besim se edhe unë do të jem në gjendje të tërheq vëmendjen këtu dhe t’i bashkohem ekipit kombëtar të vendit tim”.