“Nuk e fitoi dot BBV, por këngëtari Ardit Çuni, ka një as nën mëngë; kërcimin’ – kështu shkruhet në prezantimin që faqja zyrtare e programit të kërcimit ‘Dancing With The Stars’ i bën Ardit Çunit.

Këngëtari është konkurenti i radhës që do të marrë pjesë në këtë program kërcimi dhe që është zbuluar nga faqja e DWTS mbrëmjen e kaluar.

Përveç tij, emrat e tjerë që janë zyrtarizuar tashmë janë edhe Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami e Megi Pojani.

Listës i shtohet tashmë edhe këngëtari Ardit Çuni, i cili përveçse do të jetë pjesë e këtij emisioni, ka zbuluar se do të marrë pjesë edhe tek edicioni i ri i Këngës Magjike, duke u rikthyer kështu pas tre vitesh.

Kujtojmë që Arditi ishte edhe pjesë e Big Brother Albania VIP, por nuk qëndroi shumë gjatë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.