Producentja e njohur shqiptare, Sara Hoxha ka ardhur me një reagim të papritur ndaj fituesit të Big Brother VIP, Luiz Ejlli. Pak ditë më parë këngëtari u shfaq në ambjentet e Topit ku të gjitha fotove e konkurentëve iu kishin vendosur kryqin si pasojë e eleminimit përveç pozës së Luizit.

Së fundmi Sara është shfaqur në po të njejtin ambjent dhe krahas një video thotë: “Kisha lënë diçka pa bërë”, teksa i vendos një kryq me stilolaps fotos së këngëtarit.

Sigurisht kjo është thjesht një shaka mes tyre pasi Luizi e ka ripostuar videon e Sarës edhe në rrjetet e tij sociale.

Kujtojmë që Sara ka qenë producente në spektaklin e Big Brother VIP i cili ka qenë një nga formatet më të suksesshme dhe jehona e tij duket se do të qendrojë gjatë gjithë verës.