Një kampion i vërtetë është gjithmonë i tillë, edhe pas daljes në pension. Po flasim për ish-fenomenin e basketbollit Shaquille O’Neal, i cili nuk ka reshtur së qeni legjendë.

Gjestet dhe zhytjet e tij kanë ndezur botën e NBA-së dhe të gjithë tifozët dhe tani, në vend të veprimeve nën kosh, për të hyrë në zemrat e njerëzve janë aktet e tij të dashurisë në jetën e përditshme.

Aventura e fundit ka ndodhur mbrëmë në një restorant në Nju Jork. Siç raporton Page Six, Shaq ishte në shoqërinë e një gruaje misterioze në Jue Lan Club, një klub i njohur në qytet dhe me sa duket mbrëmja ka shkuar shumë mirë.

Në fakt, në fund të vaktit, kur ishte koha për të paguar faturën, ai njoftoi pronarët se donte të kujdesej jo vetëm për faturën e tij, por edhe për të gjitha tavolinat e pranishme në atë moment, për sa kohë që njerëzit të informoheshin vetëm pasi ai të largohej.

Një gjest i rëndësishëm me kosto rreth 25 mijë dollarë. Ish-legjenda e NBA-së ka paguar për mbi 40 tavolina dhe nuk është kufizuar me kaq.

Siç raporton një burim anonim, në fakt, “Shaq la një bakshish të madh, të paparë më parë për të gjithë stafin”. Me pak fjalë, një kampion i vërtetë!