Ndërkohë që Kristian Asllani dhe pjesa tjetër e Kombëtares po bëhen gati për dy sfidat shumë të rëndësishme ndaj Izraelit dhe Islandës, një lajm i mirë vjen për elbasanasin nga Italia.

Simone Inzaghi mori dhe një herë besimin e presidentit Zhang, ky i fundit zhvilloi një vizitë blic dje në Milano, pikërisht për këtë, për të siguruar trajnerin se ka mbështetjen e tij, por sigurisht është koha për të reaguar, për tu kthyer te rezultatet pozitive.

Inzaghi ka kohën e mjaftueshme për të përgatitur si duhet sfidën e radhës, atë kundër Romës në Serie A. Lajmi i mirë është rikthimi i Lukakut, ndërsa për Calhanoglu duhet edhe pak më shumë durim.

Në mungesë të Brozovic, Inzaghi është i detyruar t’i besoj Kristjan Asllanit. Mesfushori kuqezi ka treguar durim këtë periudhë, nuk është ankuar kurrë, pavarësisht se është lojtari i dytë me më pak minuta.

Sipas mediave italiane, Inzaghi ka vendosur t’i besojë regjinë e ekipit pikërisht Asllanit, gjithnjë nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve.

Ndaj, tani Asllanit nuk i mbetet gjë vecse të japë maksimumin në dy ndeshjet e Kombëtares dhe të jetë në formën e duhur ndaj Romës, kur do ketë në këmbët e tij mundësinë për të bindur Inzaghin.