Situata me pandeminë Covid-19 është e ndryshme në vende të ndryshme të botës.

Në Britaninë e Madhe, për herë të parë që nga vera e vitit të kaluar, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirus në 24 orët e fundit. Lajmin e konfirmoi qeveria britanike, që konfirmoi edhe se vaksinat anti-Covid që po përdoren në këtë vend janë efikase edhe ndaj varianeteve të reja të koronavirus. Në 24 orët e fundit numërohen 3165 raste të reja në Britaninë e Madhe.

Situata është jo fort e mirë në Meksikë, ku numri i viktimave vijon të jetë i lartë. Në javën e fundit janë regjistruar 4272 viktima. Në total, që nga fillimi i pandemisë, në Meksikë numëroren 228 mijë viktima. Kjo situatë është edhe në Peru, ku qeveria ka përditësuar të dhënat e fundit, duke trefishuar numrin e viktimave: nga 69 mijë në 180 mijë.

Peruja e Meksika janë në në “top-20” vendet më të prekura në botë nga pandemia.