Julian Assange do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara. Këtë e konstatoi ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel, e cila dha dritën jeshile pas përfundimit të procedurës gjyqësore për çështjen me aktivistin australian.

Ky i fundit rrezikon tani të kryejë një dënim shumë të rëndë në një burg amerikan, pasi ka kontribuar në përhapjen, nëpërmjet Wikileaks, të dokumenteve konfidenciale në lidhje me informacionin mbi krimet e luftës të kryera nga ushtarët amerikanë në Irak dhe Afganistan.

Reagimi i Wikileaks

“Ditë e errët për lirinë e shtypit”: ky është komenti i parë pas lajmit për ekstradimin i bërë nga Wikileaks, platforma e themeluar nga Assange, duke bërë të ditur se synon ta apelojë vendimin.

Zëdhënësi i MPB-së, nga ana tjetër, ka saktësuar se nuk ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas gjykatave britanike, ekstradimi nuk duket të jetë “i papajtueshëm me të drejtat e tij njerëzore, duke përfshirë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë dhe lirinë e shprehjes”.

Assange tani ka 14 ditë për të bërë një apel të rregullt. Për shkak të kësaj, aktivisti nuk do të ekstradohet menjëherë. 51-vjeçari do të mund të gjykojë një apel të fundit dhe nëse edhe ai refuzohet, ai mund të shkojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.