Një asteroid 1.8 kilometra i madh, mesatarisht 10 herë më i madh se Statuja e Lirisë, po i afrohet Tokës dhe më datën 27 maj do të jetë shumë pranë planetit tonë. NASA e ka cilësuar këtë asteroid (7335-1989 JA) si “potencialisht të rrezikshëm” dhe ka vite që ndjek trajektoren e tij.

Sipas NASA, asteroidi do të kalojë 2.8 milionë kilometra larg Tokës me një shpejtësi 50 mijë kilometra në orë. Pavarësisht se ai është klasifikuar si “potencialisht i rrezikshëm”, nuk ka asnjë shans që asteroid të përplaset me Tokën, sqaron NASA.

Astronomët e kanë zbuluar asteroidin në maj të vitit 1989 dhe që asokohe është mbajtur nën vëzhgim, nga frika se mos trajektorja e tij do të ishte fatale për planetin tonë. Ai do të afrohet shumë me Tokën, por për fat nuk do të ketë impakt me të.

Gjithsesi, NASA sqaron se distanca të tilla, deri në 30 milionë milje, janë të papërfilshme në hapësirë, ndaj dhe ky asteroid konsiderohet si “potencialisht i rrezikshëm”.