Më datën 6 mars, planeti Tokë është vizituar nga asteroidi Apophis, i njohur ndryshe edhe me emrin “Zoti i Kaosit”. Ai kaloi në distancën më të afërt me plantin tonë, rreth 15 milionë kilometra. Kjo distancë është sa 1/10 e distancës nga Toka në Diell, ndaj nuk kishte asnjë rrezik që ai të përplasej.

Asteroidi Apophis është zbuluar në vitin 2004 dhe është më i famshmi mes asteroidëve potencialë për të goditur në një të ardhmen Tokën apo që e kërcënojnë atë. Ai është i madh rreth 350 metra, një dimension i konsiderueshëm për ta bërë atë të rrezikshëm për planetin tonë.

Studiuesit që e kanë analizuar atë nga afër, përfshi edhe trajektoren e tij, u shprehën se ai do të rikthehet të kalojë pranë planetit tonë në vitin 2029. Interesant fakti se pas 18 vitesh ai do të jetë edhe më afër, rreth 30 mijë kilometra larg Tokës dhe mund të fotografohet nga satelitët. Madje ai mund të shihet edhe me sy të lirë.