Kompania AstraZeneca ndryshon kurs pas polemikave të kohëve të fundit dhe bën premtimin e madh.

Përmes një deklarate për mediat, kompania britanike tha se brenda qershorit do të mbajë të gjitha premtimet e bëra dhe do të furnizojë Bashkimin Europian me 180 milionë dozat e premtuara të vaksinës anti-Covid.

Pjesa më e madhe e dozave do të dorëzohet në 3-mujorin e dytë të këtij viti, pra në periudhën prill-qershor 2021.

Kjo deklaratë erdhi pas përplasjes së madhe që kompania AstraZeneca pati me BE-në në lidhje me vonesën e dorëzimit të vaksinave. Nga kjo vaksinë pritet të përfitojnë edhe disa vende jo të BE-së, përfshi edhe Shqipëria, në bazë të skemës Covax.