Të gjithë personat nën 55 vjeç që kanë marrë dozën e parë të AstraZeneca do të vijojnë të vaksinohen, por dozën e dytë do ta marrin nga një vaksinë tjetër.

Lajmin e konfirmoi Ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Veran: “Kjo është logjike, duke parë problemet që kanë evidentuar te kjo vaksinë. Dozën e dytë të vaksinës anti-Covid këta persona do ta marrin nga një vaksinë tjetër anti-Covid”.

Veran nuk specifikoi se cila do të jetë vaksina tjeteër që do të përdoret për këta persona, por situata e vaksinimit nuk duket aspak e mirë në Francë, teksa numri it ë infektuarve është i lartë dhe vendi është në “lockdown” deri në fund të prillit.

Institusi i Shëndetësisë, që administron vaksinat anti-Covid, ka pezulluar aplikimin e vaksinës AstraZeneca për personat nën 55 vjeç.