Përdorimi i vaksinës anti-Covid të prodhuar nga AstraZeneca vijon të ketë probleme. Ka qenë vetë kompania britanike ajo që ka konfirmuar se ka ndërprerë eksperimentimin e saj te fëmijët (mosha nën 18 vjeç).

Vendimi ka ardhur nga Universiteti i Oksfordit, që ka thënë se pret të analizojë sërish të dhënat mbi rastet me trompozë që janë shfaqur te personat e rritur që kanë marrë këtë vaksinë.

Do të shihet nëse ka lidhje mes rasteve me trompozë dhe vaksinës AstraZeneca para se të rinisë eksperimentimi i kësaj vaksine te moshat e vogla. Edhe vetë EMA, Kompania Europiane e Barnave, pritet të marrë një vendim për përdorimin e kësaj vaksine apo jo deri ditën e enjte.

Kjo situatë kaotike e krijuar nga AstraZeneca ka sjellë pengesa në dorëzimin në kohë të vaksinave të kësaj kompanie, pasi porosi të tjera janë pezulluar për momentin.