Atalanta duket se ka gjetur përsëri rrugën në kampionat, duke marrë një fitore bindëse 4-1 kundër Benevento-s së Pippo Inzaghi-t.

Trajneri Gasperini është shfaqur shumë i gëzuar pas ndeshjes dhe, gjatë intervistës së dhënë për Sky Sport, i është përgjigjur një pyetje për Gomez.

“Kemi vendosur të ndryshojmë diçka në skemat tona dhe do ta kishte patur të vështirë. Sot kemi një skuadër që po jep një rendiment të rëndësishëm, të gjithë ndihen pjesë e projektit dhe rezultatet po na japin të drejtë. Vetëm kjo ka rëndësi”, ka thënë trajneri i bergamaskëve.

Papu Gomez është përgjigjur me 12 postime të bërë në Instagram, të gjitha video të tijat në fushën e lojës dhe në disa prej tyre ka vënë në dukje pozicionin e tij në fushë.

Nuk ka asnjë koment nga ana e lojtarit, por duket me të vërtetë një përgjigje ndaj trajnerit Gasperini.