Turjan Hysko dhe Orinda Huta janë një nga çiftet më të ëmbël të shoëbiz-it shqiptar. Ata janë në një marrëdhënie më njëri-tjetrin prej më shumë se 10 vitesh, teksa janë kurorëzuar edhe me martesë para pesë vitesh.

Tashmë, dyshja shumë simpatike janë prindër të një vajze të vogël, Atara. Vogëlushja festoi përpara disa javësh ditëlindjen e saj të parë.

Orinda dhe Turi kanë ndarë foto të vajzës së tyre për ndjekësit në profilet respektive që kur ajo ka qenë bebe e vogël, teksa nuk mund të mungonte as momenti kur Atara ka hedhur hapat e parë.

Ka qenë vetë babi Turjani, ai i cili ka ndarë me ndjekësit këtë moment kaq të veçantë për familjen e tyre të vogël, duke shkruar vetëm ‘Hapi i parë’.

Më pas, këtë video e ka shpërndarë edhe mami Orinda, e cila me sa duket e ka përjetuar duke qarë këtë moment gëzimi për ta. Krahas videos ajo shkruan ‘Mami po qan akoma’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)