Atdhe Xheravina është një nga personazhet dhe ish-konkurrentët që ka spikatur më shumë në programin “Përputhen”.

Ai ka qenë i ftuar këto ditë në disa programe televizive ku ka rrëfyer disa të pathëna, teksa ditën e djeshme ishte i ftuar në “E Diell”, në Top Channel ku ka bërë një deklaratë të fortë.

Ish-konkurrenti i Përputhen mori pjesë në një prej lojërave me sfida, ku duhet të deklaronte se do të futej në Përputhen vetëm për të e do ta ftonte në takim.

“Deklaroj që do futem në “Për’puthen” dhe do dal me Edën. Eda të pres në takim. Eda, kokrra yllit, do futem në Përputhen për ty. Të kam parë që te “She’s on Top” dhe jam fiksuar me ty. Do futem në Përputhen dhe do të ftoj në takim”- ka deklaruar Atdhe Xheravina në rubrikën “Hëna apo Dielli”, pjesë e emisionit “E diell” në Top Channel.

Gjithçka ishte në kuadrin e një loje, por nuk i dihet! Atdheu është futur edhe më parë pa e pritur…