Diego Costa u largua nga skuadra e Atletico Madridit. Spanjollët nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur zëvendësuesin e tij. Fjala është për sulmuesin e Lyon, Moussa Dembele. Ai ka akord me madrilenët dhe u pranua dge nga drejtori sportiv i francezëve, Juninho.

“Dembele erdhi të më takonte. Ai më tha se beson se është koha e duhur për të ndryshuar ekip. E ka humbur paksa motivimin këtu dhe e vërteta është se ne jemi në bisedime me Atleticon.

“Ende asgjë nuk ka mbaruar, por lojtari ka rënë dakord me ta për kushtet e kontratës. Nuk do të ishte e drejtë të ndalonim dëshirën e një lojtari dhe ta mbanim pesë muaj si në burg”, deklaron braziliani.