Përtej Joao Félix dhe momentit të tij të ëmbël. Përtej kthimit të Griezmann në atë që ishte shtëpia e tij. Përtej yjeve që do të shkëlqejnë në tapetin e blertë, në vetminë e trishtuar të “Wanda Metropolitano” pa shpirt në shkallë. Përtej gjithë kësaj, do të ketë një duel, që do ta shënjojë ndeshjen e mbrëmjes së sotme, Atletico Madrid-Barcelona. Ky duel është mes dorezave të Jan Oblak dhe këmbës së majtë të Leo Messit. Një betejë midis atër herë fituesit të “Zamora” (portierit më të mirë të La Liga-s) dhe shtatë herë “Pichichi” (shënuesit më të mirë të La Liga-s). Siguria pas kundër shpërthimit para.

Një betejë me vetëm një fitues. “Muri” i Atlético Madridit vjen në këtë sfidë pasi pastroi dyshimet e ngritura mbi shpatulla e tij kundër Greqisë, me kombëtaren sllovene. Jan Oblak është portieri i netëve të shkëlqyera, një nga ata që rriten nën ngacmimet e Guardiolës së Bayernit ose Klopp të Liverpool. Nga ata që maten me “gjuetarët e golit” më të mirë në planet. Këta të fundit e motivojnë atë për të dhënë më të mirën e repertorit professional. Dhe kjo, duke folur për Oblak, është shumë. Kjo tregon se ai tashmë kryeson klasifikimin e portierëve më pak të ndëshkuar në La Liga, me vetëm dy gola të pësuar në shtatë ndeshje.

Pesë ndeshje i mbylli me portën të paprekur, diçka që ai do ta arrinte edhe në vizitën e fundit të Barçës në një “Wanda Metropolitano” të atëhershme shumëngjyrëshe … Messi e ndëshkoi atë ndeshje, në atë që ishte disfata e fundit e Simeone në shtëpi. Nga 1 dhjetori 2019 ka kaluar thuajse një vit.  Leo kthehet sonte në stadiumin, ku shënoi golin e fitores në paraqitjen e tij të fundit ndaj “rojiblancos”.

Këta të fundit janë një nga “klientët” e tij më të mirë në kampionatin spanjoll. Në 41 ndeshjet që ka luajtur kundër “rojiblancos”, ai u ka shënuar atyre gjithsej 32 gola. Ndeshja e mbrëmjes së sotme është një ndeshje jetike për aspiratat e Barcelonës, e cila nuk mund të përballojë një humbje të re në La Liga, aq më tepër kundër një rivali direkt. Argjentinasi gjen në këto duele atë motivim shtesë, kaq të rëndësishëm për të shpërthyer…