Merkato, ndonjëherë, mund të ndikohet edhe nga zgjedhjet e… zemrës.

Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe me Joao Felix, e dashura e të cilit ëndërron që ai të kthehet në Portugali.  Dhe ka zbuluar edhe emrin e skuadrës: Sportingu i Lisbonës.

Siç ka raportuar AS, në fundin e 2019-ës,  Joao Felix e ka prezantuar të dashurën e tij, siç ndodh në futbollin e sotëm, në Instagram. Në krah të portugezit është aktorja e bukur 18-vjeçare Margarida Corceiro.

Një çift shumë i bukur dhe shumë i dashuruar. Aq sa mjafton për të frikësuar tifozët e Atletico-s.

Për momentin, Margarida është e përqendruar te karriera e saj profesionale. Ajo luan në telenovelën ‘Bem Me Quer’, që transmetohet në kanalin TVI. Një profesion që e detyron ta ndajë kohën e saj mes Spanjës dhe Portugalisë.

Kjo është arsyeja pse Margarida ëndërron, për të ardhmen profesionale të partnerit, një kthim në shtëpi. Vajza ka rrëfyer publikisht se nuk do t’i vinte keq që i dashuri i saj të kthehej të luante në Portugali. Më saktësisht te Sportingu, skuadra e saj e zemrës.

Tifozët e Atletico Madrid nuk duhet të jenë shumë të kënaqur.