Probleme për Atletico Madrid.

Luis Suarez do të mungojë në fazën më të rëndësishme të sezonit për shkak të një dëmtimi të pësuar në stërvitje këtë të mërkurë.

Sipas AS, uruguaiani rrezikon një ndalesë prej tri javësh. Suarez rrezikon të mungojë në ndeshjet e kampionatit kundër Eibar, Huesca dhe Athletic Bilbao.

Objektivi është të kthehet për ndeshjen kundër Elche-s të 2 majit.

Atletico Madrid kryeson La Liga-n me një pikë avantazh ndaj Barcelona-s dhe tri ndaj Real Madrid.