Pierre-Emerick Aubameyangka thyer heshtjen pasi u sulmua nga disa hajdutë në shtëpinë e tij gjatë fundjavës së kaluar. Sulmuesi i Barcelona-s është goditur në mjekër me një hekur teksa po mundohej të mbronte gruan dhe dy fëmijët nga hajdutët.

Tani ai ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se “nuk jemi më të sigurt as në shtëpinë tonë”. Aubameyang ka shkruar në Instagram: “Hej djema, faleminderit për të gjitha mesazhet.

“Të dielën në mbrëmje, disa burracakë të dhunshëm kanë hyrë në shtëpinë tonë dhe kanë kërcënuar familjen time dhe fëmijët e mi, vetëm për të vjedhur disa gjëra.

“Më kanë dëmtuar nofullën, por un do të rikuperoj shumë shpejt dhe falë Zotit askush tjetër nuk u dëmtua fizikisht. Ndjesia se nuk jemi më të sigurt në shtëpinë tonë është e vështirë të pranohet dhe të përshkruhet.

“Megjithatë, ne do të arrijmë ta kalojmë këtë moment të vështirë si familje dhe të jemi më të fortë se më parë. Faleminderit për gjithë mbështetjen, është shumë e rëndësishme për ne”.

Katër keqbërës kanë hyrë në shtëpi nga oborri dhe kanë kërcënuar Aubameyang dhe familjen e tij. Sulmuesi dhe gruaja e tij, Alysha Behague, duket se janë vënë në pranga dhe janë lidhur në sy të fëmijëve Curtys, 11 vjeç, dhe Pierre, gjashtë, nga hajdutët.

Alysha, 36 vjeç, duket se është goditur nga hajdutët. Ata e kanë detyruar Alysha-n të hapë kasafortën para se të largoheshin me një Audi A3, sipas El Pais.