Buzëqesh Sampdoria pas fitores të marrë në shtëpi kundër Inter-it në kampionat. Një sukses i bukur 2-1 në Marassi për skuadrën e Ranieri-t.

Përveç dy golave të Candreva-s dhe Keita duhet përmendur edhe penalltia e pritur nga Audero ndaj Sanchez kur rezultati ishte 0-0.

“Të presësh një penallti është si të shënosh një gol”, ka thënë Audero për faqen zyrtare të Sampdoria-s. “Duhet të them se ka qenë një emocion i fortë që dua ta provoj përsëri në të ardhmen”.

“Sigurisht ka ndikuar në ndeshje, por mendoj se jemi futur në fushë me mentalitetin e duhur. Po luajmë në kushte të vështira, edhe për shkak të motit”.

“Jemi përgjigjur edhe në nivel karakteri. Si në Romë, ku kemi provuar të themi fjalën tonë”.