Një nga futbollistët më të dashur dhe më të vlerësuar të fillimviteve 2000, si në Milano ashtu edhe në pjesën tjetër të skenës së futbollit eshte padiskutim Ricardo Kakà. Playmakeri brazilian luajti për disa sezone në Itali, me fanellën e kuqezinjve. Në karrierën e tij ai ka fituar pothuajse gjithçka, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Scudetton dhe madje edhe një Botëror kur ishte shumë i ri me Seleçao.

Kaka i ka thënë lamtumirë futbollit me kohe. Në vitin 2017, pas një eksperience të fundit si futbollist te Orlando City, ai vari këpucët. Por, ish-lojtari i Milanit nuk dëshiron të humbasë shpirtin e tij sportiv dhe ka vendosur të provojë një aventure krejtësisht të re.

Një nga tiparet më të mira të Kaka në fushë, për ata që e mbajnë mend mirë në kulmin e karrierës së tij, ishte padyshim aftësia për të vrapuar shpejt dhe pa probleme me topin ne kembe, duke befasuar mbrojtjet kundershtare. Tifozët e Milanit kujtojnë në këtë kuptim golat në Champions League kundër Celtic dhe Manchester United.

Cila do të jetë e ardhmja e Kaka? Ketë herë pa topin e tij të dashur të rrumbullakët ne kembe. Në fakt, ish-kampioni është i vendosur të nisë një aventurë të re sportive: maratonën. Ai do të fillojë shumë shpejt me eventin në Berlin, i cili e ka tërhequr aq shume saqe Ricky shtyhet drejt këtij sporti të ri.

Ish-playmaker-i ka vendosur të regjistrohet në Maratonën historike të Berlinit, e cila do të zhvillohet të dielën e 22 shtatorit. Kaka ka treguar: “Ajo që sjell me vete nga sporti profesionist është kryesisht mentaliteti. Trupi im ishte mësuar me lëvizje të tjera. Një maratonë e sheshtë, një qytet shumë i bukur, një atmosferë e mirë: e gjithë paketa më bëri të dëshiroj të vrapoj në Berlin”.

Me pak fjalë, Kaka si futbollist dhe kampion do të bëhet pra një maratonist i jashtëzakonshëm. Një ndryshim i vërtetë, duke qenë se, siç raportoi ai vetë, vrapimi në distanca të gjata përfshin një lloj përpjekjeje dhe përgatitjeje krejtësisht të ndryshme, krahasuar me goditjet brenda drejtkëndëshit të gjelbër. Kush e di nëse numri historik 22 i Milanit do të shkëlqejë edhe në këtë disiplinë siç bëri për më shumë se një dekadë në Serinë A italiane.