Emisionet e mëngjesit në ekranet shqiptare sjellin çdo ditë diskutime rreth temave të ndryshme, teksa të ftuar janë jo vetëm artistët shqiptarë, por edhe sipërmarrës, avokatë, qytetarë të thjeshtë, e shumë të tjerë, për të folur e ndarë opinionet e tyre rreth këtyre temave. E së fundmi, në emisionin e mëngjesit që transmetohet në RTV Ora, ‘Ditë e Re’, me Arjola Shehun e Arjon Muçën u diskutua rreth shkaqeve që çojnë në shkatërrimin e një marrëdhënieje në çift, duke shkaktuar më pas edhe divorcin.

E ftuar në studio ishte avokatja e njohur shqiptare, Aurora Marku, e cila tregoi arsyet kryesore të divorceve, duke qenë se ajo i prek thuajse çdo ditë rastet e tilla. Madje, në studio ajo tregoi edhe rastin e çuditshëm të një çifti shqiptar, të cilët vendosën t’i japin fund martesës së tyre, që sipas asaj që djali i kishte treguar avokates, ishte tradhëtia.

‘Martesat sot kemi nga ato që u martuan të enjte dhe erdhën të hënën për zgjidhjen e martesës. Për mua ishte uau. Ishte thjesht celebrimi që kishin bërë ditën dhe ditën e hënë u paraqit djali për të kërkuar zgjidhjen e martesës. Ai mendonte se ishte tradhtia arsyeja’ – tha avokatja, duke i habitur të gjithë në studio, ndërsa tregoi edhe disa raste të tjera divorci, duke theksuar se ka trajtuar shpesh rastet e tradhtisë dhe jo vetëm.

“Raste të divorceve për shkaqe të ndryshme si tradhëtia kam trajtuar shpesh , por një rast që e kujtoj edhe sot është rasti i një familjeje , ku gruaja dhunohej nga bashkëshorti. Ka shumë familje që kanë të njëjtin problem, dhunën si arsye divorci , por fëmijët nuk janë gjithnjë dakort me vendimmarrjen e mamasë, madje ndonjëherë janë kundër’ – tregoi Aurora Marku për emisionin ‘Ditë e Re’ në RTV Ora.