Luiz Ejlli pati një debat shumë të fortë të shtunën me Dea Mishelin, e cila vendosi të nxjerrë në nominim këngëtarin, Kiarën dhe Efin, me këtë të fundit që la shtëpinë e Big Brother. Kjo gjë mërziti shumë Luizin, i cili shpërtheu në fyerje e ofendime kundrejt Dea Mishelit.

Babai i kësaj të fundit ishte i ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel, ku komentoi edhe lojën e së bijës brenda shtëpisë së Big Brother. Ndër të tjera, ai tha se vajza e tij ka karakter dhe është me edukatë, ndërsa tha se Dea Mishel është bullizuar dhe fyer brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

“Të thuash sot të vërtetën krijon armiq. Vajza ime ka treguar karakter. Tregoi karakterin e saj, pavarësisht se është e ëmbël. Përballë padrejtësisë qëndron e fortë. Nëse zgjat programi, ju do ta shikoni, ajo nuk fyen, është sjellë me edukatë. Nuk i shmanget padrejtësive.

Nuk ka mashtruar, nuk ka bërë prapaskena. Unë e shoh siç është në jetën e përditshme, nuk ka ndryshime. Është një paraqitje e shoqërisë shqiptare aktuale, që kalojnë në ofendime të rënda. Ju e patë në prime-n e kaluar. Bullizohet një femër, janë bullizuar të gjitha për mendimin tim.

Problemi është se Dea bullizohet, fyhet, do të shkel me këmbë, nga një mashkull që është babai i saj në moshë, e shoqëria shqiptare në vend që të reagojë, solidarizohet me të. Dea as ka fyer, as ka bullizuar njeri”, shtoi ai.